15 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Ish-ministri britanik për Evropë: Veprim i mençur i Kenias për ta njohur Kosovën në linjë me shtetet e mëdha demokratike

- Advertisement -

Ish-ministri britanik për Evropën, Denis MacShane, e ka cilësuar si lëvizje të mençur veprimin e presidentit të Kenias William Ruto, për ta njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këtë koment ish ministri britanik e ka bërë në faqen e tij në platformën ‘‘X’’, ku ai e ka cilësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si kukull të Putinit.

Ai po ashtu, ka thënë se sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më.

‘‘Një lëvizje e mençur nga Presidenti kenian William Ruto për të njohur Kosovën, në përputhje me të gjitha ekonomitë kryesore demokratike. Kukulla e Putinit, lideri serb Vucic, bërtet, por Kenia, si Kosova, e di çfarë do të thotë të jesh një koloni, dhe sundimi serb mbi Kosovën nuk do të kthehet më’’, ka shkruar ai

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit