![Ish-ministri britanik, MacShane: Marrëzi sureale që shtete të BE-së s’e njohin shtetin e Kosovës Ish-ministri britanik, MacShane: Marrëzi sureale që shtete të BE-së s’e njohin shtetin e Kosovës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/Former-British-Labour-Party-MP-Denis-MacShane.jpg)
Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën në kabinetin e Tony Blairit, ka kritikuar shtetet anëtare të BE-së që nuk po e njohin pavarësinë e Kosovës.
Reagimin e tij, MacShane e bëri përmes një postimi në Twitter, duke shpërndarë një opinion të gazetarit Jeremy Cliffe ku ai flet për zgjerimin e mëtejmë të BE-së.
“Ekziston një rrezik i vërtetë se BE-ja mund të ‘humbasë’ shtetet në skajet e saj lindore nga destabiliteti dhe zhgënjimi, nëse ajo pengon rrugën e tyre drejt anëtarësimit”, thotë Cliffe.
Ndërkaq MacShane tha: “Jam dakord, por asnjë lob efektiv nuk po e argumenton këtë dhe qeveritë kombëtare bllokojnë shumicën e përpjekjeve – marrëzi surreale nga Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania që Kosova nuk ekziston si shtet i vogël evropian për ta që duhet njohur. Macroni mbështeti linjën tuaj në 2017-ën, por ndërroi mendjen kur u ngrit Le Pen”, tha MacShane në këtë postim.