Meliza Haradinaj – Stublla ka thënë se është shumë e lumtur me përkrahjen e Qeveria e Kosovës për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Këtë deklaratë ish-ministrja e Punëve të Jashtme e shkroi në një postim në Facebook.
“Shumë e lumtur me përkrahjen dhe kujdesin e Qeverisë së Kosovës ndaj Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit”, shkroi ajo.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=426872846122669&id=100063998712225
Ndryshex Qeveria ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo çështje “është tepër e rëndësishme”.