“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin”.
Kështu ka deklaruar ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zafir Berisha, pas deklaratave të Faton Klinakut nga “OVL-UÇK”.
I ftuar në “Debat Plus’” të RTV Dukagjini, Berisha ka deklaruar se deklaratat e Klinakut u devijuan qëllimisht. Krahas kësaj, ai pati kritika për ekzekutivin dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Mendoj që Albin Kurti është duke vrarë vetveten, nuk ka budall në Kosovë që humb kohën në burg për Albin Kurtin, sepse ai çdo ditë nga pak po e vran vetveten. Mendoj se deklarata është devijuar qëllimisht në radhë të parë nga Glauku, shefi i bandave të hijenave i cili është duke i dhënë material…të hienave të rrjeteve sociale sepse ky debat ka të bëjë për t’iu ikur dështimit të Qeverisë dhe super skandaleve që po ndodhin. Mendoj se kjo çështje u rrit shumë më tepër sesa është deshtur të rritet”, ka deklaruar ai.