Ish-përfaqësuesi i Francës, Christopher Dugarry, ka kërkuar nga Kylian Mbappe që të largohet nga Paris Saint-Germaini sa më shpejtë pasi duket i humbur.
“Mendoj që Mbappeja po stagnon sot. Shpresoj të largohet, nga thellësia e zemrës sime”, ka thënë Dugarry për RMC Sport.
“Mendoj që ai po bëhet gjithnjë e më i parashikueshëm, i mungon forca dhe karakteri, ai zhduket shpesh nga loja”.
“Ai e ka kërkuar tërë fuqinë, e ke përshtypjen që është vogëlush i humbur, sikur po i bie sakoja shumë e madhe. Mendoj që është paksa i humbur, nuk ka sens të simbiozës. Gjërat nuk kanë shkuar mirë për PSG-në këta muajt e fundit”.