0.6 C
New York
Sunday, February 9, 2025

Buy now

Ish-lojtari i Barcelonës zyrtarizohet në Arabi, më 3 shkurt përballë Ronaldos

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo duket se po shërben si “magnet” për të tërhequr emra të tjerë të rëndësishëm drejt futbollit suadit.

Sigurisht që nënshkrimi i CR7 me Al Nassr po nxit edhe klubet e tjera pretendente në Arabinë Saudite për t’u përforcuar me elementë cilësore dhe të spikatur në futbollit evropian.

Al Fateh, skuadër e cila renditet e teta në elitën e futbollit saudit ka prezantuar këtë të mërkurë  spanjoll Cristian Tellos, anësorin 31 vjeçar që është bërë fillimisht i njohur te skuadra e Barcelonës, më pas i huazuar te Porto e Fiorentina, para se të transferohej përfundimisht te Betis Sevilla në vitin 2017.

Lojtari  mbërrin në Arabi pas një përvoje të shkurtër në Shtetet e Bashkuara si lojtar i Los Angeles FC (5 ndeshje).

Më 3 shkurt ai mund të përballet me Cristiano Ronaldon, pasi Al Fateh do të presë Al Nassr, klubin aktual të portugezit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit