26.4 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Ish-lideri katalonjas: Pse të njihet Palestina e jo edhe Kosova?

- Advertisement -

Ish-lideri që udhëhoqi referendumin në Katalonjë, Carles Puigdemont, ka theksuar se Spanja  po përdorë standarde të dyfishta, pasi kryeministri Pedro Sanchez  ka njoftuar se do ta njohin shtetin e Palestinës.

Puigdemont në një video në platformën ‘X’, ka pyetur se përse Spanja ka vendosur ta njohë Palestinën e jo edhe Kosovën, “vend me të cilin Bashkimi Evropian ka marrëdhënie diplomatike”.

“Spanja ka njoftuar se do ta njohë shtetin e Palestinës në mes të një konflikti të armatosur që po trondit botën dhe mund të duket se shteti spanjoll është bërë tani mbrojtës i së drejtës të vetëvendosjes së popujve si mekanizëm për zgjidhjen e konflikteve. Një qëndrim që shumica e katalanasve e kanë mbrojtur gjithmonë. Por jo, nuk është kështu. Në fakt, Spanja është një nga vendet e pakta të Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. Nuk ia njeh të drejtën evropianëve të Kosovës që të vendosin lirisht për të ardhmen e tyre, pavarësisht se Bashkimi Evropian tashmë ka marrëdhënie diplomatike me ta”, ka thënë Puigdemont.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit