-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Ish-lideri austriak Kurz përjashton mundësinë e rikthimit në politikë

- Advertisement -

Në intervistën e tij të parë që nga pensionimi, ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz tha se nuk po planifikon një rikthim në politikë.

“Unë e përjashtoj përgjithmonë një kthim [në politikë]”, tha ai për gazetën Kronen Zeitung, raporton agjencia e lajmeve dpa.

Paraqitja e tij në një konferencë të partisë, më 14 maj, do të shërbejë vetëm për të mbështetur pasardhësin e tij, Karl Nehammer, tha Kurtz.

Politika e brendshme nuk luan më asnjë rol në jetën e tij, tha 35-vjeçari, duke shtuar megjithatë: “Unë ende ndjek zhvillimet gjeopolitike”.

Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit në vitin 2021 dhe më pas nga politika në përgjithësi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit