Qytetarët e Podujevës mbeten të tronditur të shtunën e 20 janarit, pas vdekjes së Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit i cili la shenjë si një djalë i edukuar dhe punëtor. Bujar Blaku, ish-kujdestari i tij nga klasa e 10-të deri në maturë, ka ndarë disa fjalë për të ndjerin në një deklarim për RTV Dukagjini.
“Sa i përket Lulit, unë isha kujdestar i klasës për tri vite rresht, nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të. Luli ka mbaruar mësimin tek ne në maj të vitit 2023 si maturant. Përgjatë atyre viteteve si kujdestar i Lulzimit, ai ka qenë një djal shumë i edukuar, shumë i sinqertë dhe shumë puntor”, deklaroi Blaku.
Ai tha se Lulzimi ka qenë “një djalë shembullor, edhe në sukses por edhe në disiplinë e në sjellje të tij”.
“Edhe sa ka qenë në shkollë ai gjithherë edhe ka punuar, në Fast-Food, të cilat i ka bërë me transport edhe forma të ndryshme. Për Lulin kemi fjalë vetëm të mira, një djalë shembullor, edhe në sukses por edhe në disiplinë e në sjellje të tij”, tha ai ndër të tjera.