6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-kryetarja e ekipit menaxhues për hartimin e Asociacionit nga Qeveria e Kosovës pjesë e listës për deputete të Vuçiqit

- Advertisement -

Sot u publikua lista për deputetë të partisë së Aleksander Vuçiqit, që do kandidojë në zgjedhjet e Serbisë më 17 dhjetor.

Në listën zgjedhore me emrin e presidentit serb ishte edhe Danijela Vujiçiq, e cila u zgjodh edhe deputete e Partisë Progresive Serbe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Vujiçiq ishte edhe kryetare Ekipit Menaxhues për draftin e Asociacionit. Tani është në vendin e 42-të në listën zgjedhore të SNS-së, shkruan Demokracia.com.

Danijela Vujiçiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar, Dejan Radojkoviq, ishin katër anëtarët serbë të Ekipit Menaxhues për përgatitjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Të njëjtit nuk i kanë raportuar për asnjë sekond shtetit të Kosovës, për atë se çfarë po shkruanin në dokumentin fillestar të Asociacionit, ndonëse me vendim të Qeverisë ishin emëruar për ta kryer këtë detyrë.

Pasi ishte prezantuar drafti në Bruksel në maj të këtij viti, ekipi menaxhues ishte shkarkuar nga ministri Elbert Krasniqi.

Ky ekip para se të prezantonte draftin e kishte për detyrë ta dorëzonte në Qeveri për rishikim, por që Qeveria Kurti nuk e kishte kërkuar rishikimin.

Përkundër se Kurti e kishte ditur se Vujiçiq dhe serbët e tjerë do ta hartonin një draft-statut për Asociacionin, ata nuk ishin shkarkuar deri sa e kishin prezantuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit