Ish-kryetarja e Bordit të RTK-së, Aferdita Maliqi, ka reaguar për gjendjen e RTK-së.
Ajo ka rikujtuar se VV-ja gjatë kohës sa ka qenë në opozitë një nga kauzat e saj ka qenë sulmi i vazhdimisht ndaj RTK-së.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se punëtorë e RTK janë ataku e linçu vazhdimisht nga VV dhe eksponentë të tyre.
“Vetëvendosje gjatë kohës së saj në opozitë një nga kuazat e saj e ka pasur me sulmu vazhdimisht RTK. Punëtorë të RTK janë ataku e linçu vazhdimisht nga VV dhe eksponentë të tyre. Por, krejt këto i kanë bërë t’u koketu me udhëheqës të Sindikatës që tashmë janë në krye të RTK. VV e ka blloku ligjin për RTK, e i cili në vitin 2018 ka qenë i gatshmëm për votim pas një pune të Komisionit për Media dhe RTK. Me pas kalu ky Ligj në atë kohë, sot nuk kishin pas problem për paga, sepse ai Ligj do ta zgjidhte problemin e financimit dhe pronës, por po e përsëris se kjo ka ndodh pikërisht për shkak të bllokimit të VV e besa edhe LDK atë kohë”, ka shkruar Maliqi.
Postimi i plotë:
Vetëvendosje gjatë kohës së saj në opozitë një nga kuazat e saj e ka pasur me sulmu vazhdimisht RTK. Punëtorë të RTK janë ataku e linçu vazhdimisht nga VV dhe eksponentë të tyre.
Por, krejt këto i kanë bërë t’u koketu me udhëheqës të Sindikatës që tashmë janë në krye të RTK.
VV e ka blloku ligjin për RTK, e i cili në vitin 2018 ka qenë i gatshmëm për votim pas një pune të Komisionit për Media dhe RTK.
Me pas kalu ky Ligj në atë kohë, sot nuk kishin pas problem për paga, sepse ai Ligj do ta zgjidhte problemin e financimit dhe pronës, por po e përsëris se kjo ka ndodh pikërisht për shkak të bllokimit të VV e besa edhe LDK atë kohë.
E kujtoj që deputetë të VV e LDK jepnin kontributin në grupin punues, jepnin ide, i votonin në Komision, por kur shkonte në seancë si parti votonin kundër.
Ligji i RTK nuk ka kaluar, vetëm se logjika e VV ka qenë se RTK është e kapur nga ShIK 🙆♀️.
Në vitin 2025, punëtorët e RTK kanë problem për marrjen e pagave, diçka elementare. Edhe kjo po ndodh në kohën kur RTK është kapur nga VV!
Punëtorët e RTK që shumë prej tyre janë profesional, e dojnë atë vend pune, nuk e meritojnë m’u përballë me këto probleme.
Por, punëtorët e mirë të RTK duhet me kërku përgjegjësi te udhëheqja e tyre.