![Ish kryetari i Mitrovicës së Veriut për urën mbi Ibër: Veç serbët mund ta marrin këtë vendim Ish kryetari i Mitrovicës së Veriut për urën mbi Ibër: Veç serbët mund ta marrin këtë vendim](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Screenshot_2-22-696x302-1.jpg)
Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka komentuar nismën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e plotë për qarkullim të urës mbi lumin Ibër.
Kjo pasi, asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut miratuan kërkesën për hapjen e urës më 28 prill.
Qeveria e Kosovës e ka cilësuar të drejtë këtë vendim. Ndërkohë, Radojeviq u shpreh se një vendim të tillë mund ta marrin vetëm serbët.
“Askush përveç nesh nuk mund ta marrë atë vendim!”, u shpreh Radojeviq në Instagram, i cili dha dorëheqje nga posti i kryetarit nëntorin e kaluar.