Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu, nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja për të tejkaluar situatën e krijuar, por shton se ato nuk i konvenojnë askujt.

Ai pret që partitë politike në seancën e nesërme konstituive të arrijnë një marrëveshje sa i përket zgjedhjes sa kryetarit të Kuvendit dhe të ketë votim në pako.

“Është shumë lehtë e mundur të shkohet ne zgjedhje në këtë situatë cfarë jemi nëse kemi pa gatishmërinë mandej edhe caktimin e datave nga përfaqësuesi i partisë më të madhe opozitës dhe herë herë edhe nga përfaqësues të VV-së .Vetëm dikush duhet ta propozojë në Kuvend në një seancë të caktohet seanca madje është e mundur edhe në seancën konstituive në vazhdim menjëherë mund të caktohet një seancë e jashtëzakonshme me një pikë të rendit të ditës shpërndarja e parlamentit…. Varet nga disponimi e vetëdija politike përgjegjësia poltike e partive të mëdha por mendoj që nesër në vazhdim të seancës do të ketë një marrveshje sic pati për votimin e raporti për verifikimin e mandatave, do duhej në të njëtëm mënyrë madje pres një marrëveshje që në pako të votohet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit… Nuk janë zgjidhje zgjedhjet janë të dëmshme janë me pasoja s’besoj se do ketë ndryshime të mëdha të rezultatit mund të jetë zhgënjim, shpenzime financiare dhe pasoja për vendin mbi të gjitha për partitë politike… Askujt si konvenojnë zgjedhjet por partitë janë në pozitë të palakueshme as njëra palë si ka numrat”, tha Baraliu për RTV21.