Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit i cili kishte kapur edhe faqet e mediave botërore për faktin se kishte vendosur të flinte brenda objektit të komunës, ka dalë shumë keq me vota nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lulzim Hetemi nga mbi 95 % të votave të numëruara, renditet i 91-ti me vetëm 9 mijë e 624 vota.
Këto do të jenë të pamjaftueshme për të hyrë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.







