5.4 C
New York
Sunday, December 7, 2025

Buy now

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani i bashkohet PDK-së, garon për deputet

- Advertisement -

Ish-kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë me dije se Hasani do të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputetë.

“Kosova sot ka nevojë për profesionistë që sjellin përvojë, qetësi dhe rezultate. Prandaj, me respekt e mirëprita Besim Hasanin në listën tonë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Besimi bëri punë të jashtëzakonshme për anëtarësimin e Kosovës në familjen olimpike botërore, duke hapur një epokë të re për sportin tonë dhe për medaljet që erdhën më pas. Kontributi i tij është një shembull i vizionit dhe përkushtimit. Me njerëz të tillë, Kosova ecën përpara. Bashkë, me energji të re dhe besim të plotë, do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit