- Advertisement -
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës nga radhët e Partisë Demokratike, Begzad Sinani, ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje politike me kandidatin për kryetar të komunës, Qëndron Kastratin, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se pas disa takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme me Kastratin, është arritur pajtueshmëri për të bashkëpunuar në drejtim të, siç u shpreh, “një fitoreje të sigurt dhe bindëse”.