Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka vlerësuar se nga dita e certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja vendimet e Qeverisë Kurti janë të kontestueshme.
Ai ka bërë me dije se të gjitha këto vendime janë të kundërligjshme.
Sipas tij, vendimet e tilla duhet të dërgohen për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.
Hasani është shprehur optimist se Kushtetuesja do t`i rrëzoi të gjitha këto vendime.
“Të gjitha ato vendime janë të kundërligjshme. Duhet t’i atakojnë ata që kanë interes juridik dhe ato anulohen”, ka thënë Shala. /FrontOnline/