Ai tha se “kryeministri duhet të jetë shembull” dhe të paraqitet para organit të akuzës dhe t’i përgjigjet në mënyrë korrekte ftesës së Prokurorisë Speciale
Sot, Shala tha se Kurti “e ka arsyetuar mungesën”, por tha se kërkesa e tij që prokurorët t’i presë në zyrë në një datë tjetër, është e paarsyeshme.
Ai tha se neni 129, paragrafi 5 i kodit të procedurës penale e përcakton këtë.
Shala, tash avokat, tha se kodi i procedurës penale parasheh masa diciplinore si gjobë, në rast se ai nuk do ta arsyetonte mungesën. Ai tha se kryeministri mund të sillet me forcë në Prokurori në rast se ai refuzon thirrjen.
Ai tha se Kurti “duhet ta japë kontributin e vet për zbardhjen e çështjes”.