0 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Ish-kryetari i AAK-së në Prizren kërcënon stafin e RTV Besa, reagon AGK-ja

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, Stafi i RTV Besa në Komunën e Prizrenit është kanosur e kërcënuar nga ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, Lulzim Kabashi.

“Ish kryetari i AAK-së në Prizren Lulzim Kabashi ka “bastisur” dje pasdite zyret e RTV Besa ku duke u kanosur dhe kërcënuar mediumin lokal RTV Besa. Ai ka kërcënuar me jetë për shkak të një lajmi të publikuar nga mediumi për një ish kandidat të AAK-së në zgjedhjet e fundit lokale të arrestuar dje nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Rasti është paraqitur në Policinë e Prizrenit’’, thonë nga RTV Besa.

Lidhur me këtë  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon kërcënimin dhe kanosjen ndaj kolegëve të mediumit lokal, RTV Besa, njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës të trajtojë rastin me prioritet në mënyrë që kolegët të vazhdojnë të kryejnë profesionin e tyre pa u pengua.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit