Home Lajme Ish-kryeprokurori Syla: Asnjë veprim në veri nuk bëhet pa Radojiçiqin

Ish-kryeprokurori Syla: Asnjë veprim në veri nuk bëhet pa Radojiçiqin

0
Ish-kryeprokurori Syla: Asnjë veprim në veri nuk bëhet pa Radojiçiqin

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, duket se ka udhëhequr sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj policisë së Kosovës, ku u vra Afrim Bunjaku, i cili mbante gradën e rreshterit.

Kështu ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili publikoi disa pamje ku shihet edhe numri dy i Listës Serbe.

Duke folur rreth situatës në veri, ish-kryeprokurori i Mitrovicës Shyqri Syla, tha në Info Magazine në Klan Kosova se asnjë veprim në atë pjesë nuk bëhet pa miratimin e Milan Radojiçiqit.

“Prania e tij aty flet shumë, për faktin se prokurori do t’i analizojë në bazë të provave, që unë konsideroj se janë të bollshme me gjithë ato që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha Syla në Klan Kosova.

“Është një hap i mirë që prokurori është kyçur menjëherë edhe në vendin e ngjarjes por edhe në grumbullimin e provave, për faktin se prokurori me kompetencën dhe profesionalizimin e tij sigurisht se është një ndihmesë e madhe për hetuesit policorë. pa dashur ta minimizojë punën profesionale të policëve që konsiderojë që e kanë kryer punë shkëlqyeshëm”, tha ish-kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqri Syla.

Exit mobile version