12.4 C
New York
Wednesday, May 21, 2025

Buy now

Ish-kryeministri izraelit: Izraeli afër kryerjes së një “krimi lufte” në Gaza

- Advertisement -

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, deklaroi se se ajo që Izraeli “po bën tani në Gaza është shumë afër një krimi lufte”.

Ai shton se kjo është “një luftë pa qëllim – një luftë pa asnjë mundësi për të arritur diçka që mund të shpëtojë jetët e pengjeve.”

Ai thotë se “pamja e dukshme” e kësaj lufte është se mijëra palestinezë të pafajshëm po vriten, si edhe shumë ushtarë izraelitë.

“Nga çdo pikëpamje, kjo është e neveritshme dhe skandaloze,” shpjegon ai.

“Ne po luftojmë vrasësit e Hamasit, nuk po luftojmë civilët e pafajshëm,” shtoi ai. “Dhe kjo duhet të jetë e qartë.”

Të ngjashme

Të fundit