8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ish-kryeministri italian nën hetime, shkak dështimi gjatë pandemisë së Covid

- Advertisement -

Prokurorët italianë kanë hapur hetime ndaj ish-kryeministrit Giuseppe Conte, ish-ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranca dhe ndaj 17 personave të tjerë, nën dyshimin për reagim jo të mirë ndaj pandemisë së koronavirusit.

Sipas The Guardian, hetimi i nisur nga prokurorët në Bergamo, provincë në Lombardi e cila ishte goditur më së rëndi gjatë valës së parë të virusit, vjen pas një kërkese të bërë në mes të vitit 2020 nga familjarët e viktimave të Covid.

Bëhet e ditur se nën hetime gjithashtu janë edhe presidenti i ri-zgjedhur së fundmi i Lombardisë, dhe ish-këshilltari shëndetësor i rajonit, mbi dështimin për të marrë masa adekuate në parandalimin e përhapjes së virusit, duke vendosur karantinimin vetëm pas përhapjes së disa rasteve.

Vetëm rajoni i Bergamos ka regjistruar më shumë se 6 mijë vdekje gjatë valës së parë të virusit, me prokurorët që tani thonë se rreth 4 mijë prej tyre mund të ishin parandaluar nëse zona do të ishte karantinuar në kohë.

Bëhet e ditur se një element tjetër kyç në këtë hetim do të jetë edhe mungesa e një plani të përditësuar kombëtar për pandeminë, me përditësimin e fundit të bërë në vitin 2006.

Kujtojmë se Italia ishte shteti i parë evropian që u godit nga një shpërthim i madh i virusit, më rastin e parë të konfirmuar në Lombardinë jugore.

Është bërë e ditur se të dyshuarit do të kenë kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tyre para një gjyqtari, i cili më pas do të vendosë nëse do të nisë ose jo gjykimin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit