Home Lajme Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, merret nesër në pyetje nga GJKKO

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, merret nesër në pyetje nga GJKKO

0
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, merret nesër në pyetje nga GJKKO

Ditën e nesërme do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-kryeministrin e Shqipërisëë, Sali Berisha, ndaj të cilit GJKKO-së ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për çështjen e kompleksit “Partizani”.

Berisha do të merret në pyetje nesër në orën 14:00, ndërsa ende nuk i është komunikuar masa.

Pak më parë në banesën e tij zbarkuan oficerët e policisë për t’i komunikuar masën, por Berisha nuk ndodhej në banesë.

Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Exit mobile version