3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Ish-kryeministri alarmon: Dështim total, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në analizën që ia ka bërë raportit të buxhetit për periudhën janar-shtator të këtij viti, ka konsideruar se si rezultat i mungesës së investimeve kapitale, 200 milionë euro më pak qarkullojnë në ekonominë kosovare.

Kështu ka deklaruar ish-kryeministri me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke e cilësuar “dështim total” menaxhimin e buxhetit në periudhën e inflacionit nga ana e Qeverisë Kurti.

“Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar (158 mil nga 764 mil të planifikuara). Kjo është 29% më pak se më 2021 dhe 24% më pak se më 2020.  Kjo po na kushton shtrenjtë. Për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Dështim total në menaxhimin e buxhetit në kohën e krizës më të madhe ekonomike që kemi parë në dekada.

  1. Sipas raportit të buxhetit për janar-shtator 2022, vetëm 21% e investimeve kapitale janë realizuar (158 mil nga 764 mil të planifikuara). Kjo është 29% më pak se më 2021 dhe 24% më pak se më 2020.

Kjo po na kushton shtrenjtë. Për shkak të mosrealizimit të shpenzimeve kapitale, sot ekonomisë i mungojnë rreth 200 milionë euro në qarkullim.

Ka ministri, siç është Ministria e Industrisë, me vetëm 5% realizim të shpenzimeve kapitale, apo Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave me 6%, Ministria e Ekonomisë me 13%, Ministria e Mbrojtjes me 15% etj.

  1. Paratë e gatshme në llogarinë e Qeverisë kanë arritur në 678 milionë euro, dyfish më shumë sesa që është e nevojshëm. Rrjedhimisht, mund të ishte pezulluar akciza në naftë, si dhe përgjysmuar TVSH-ja në naftë dhe në mallra ushqimore, pa shkaktuar asnjë vështirësi buxhetore për Qeverinë.

Sikur të mos mblidheshin këto mjete vetëm sa për t’i mbajtur në llogari, sot ekonomia do të kishte edhe 300 mil euro në qarkullim. Këto mjetet tanimë janë zhvlerësuar nga infalcioni për rreth 20%, që është rreth 136 mil euro.

Këta as nuk i shpenzojnë mjetet e mbledhura për projekte, e as nuk ua lënë qytetarëve. Pasojat po i bartim të gjithë. Sot në ekonomi ka rreth 500 milionë euro më pak për shkak të paditurisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit