11.9 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Ish-kryediplomati malazez do që Kosova të kualifikohet në Botëror: Të kemi për kë të bëjmë tifo krahas Kroacisë e RMV

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore në Suedi duke e zënë pozitën e dytë në tabelë.

Suksesi i saj dhe kualifikimi i mundshëm në botëror nuk i shpëtoi nga vëmendja ish-kryediplomatit të Malit të Zi, Miodrag Vlahoviq, i cili shprehi dëshirën që të shohë sa më shumë kombëtare të rajonit në botëror.

“Shoh që Kosova po udhëheq 1-0 kundër Suedisë… kështu që shpresoja që ndeshja të transmetohej në një nga kanalet sportive Arena… Do të doja që kosovarët të shkonin në Kupën e Botës, të kishim dikë për të bërë tifo – përveç Kroacisë dhe Maqedonisë, shpresoj!”, shkroi ai.

“Dhe Bosnja dhe Hercegovina, sigurisht, nuk pashë që edhe ato janë aktualisht të dytat!”, shtoi ai.

Pasi ndeshja u mbyll me fitore, Vlahoviq e uroi edhe njëherë Kosovën./Express/

Të ngjashme

Të fundit