7.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Ish-kreyshefi i KEK-ut deklarohet i pafajshëm

- Advertisement -

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e prokurorisë. 

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqit, i akuzuar për keqpërdorim detyre në dëm të KEK-ut në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro ka dalë sot para gjykatës. Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë, më 19 gusht të këtij viti ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Ai akuzohet se kishte filluar ta keqpërdorë detyrën zyrtare që nga 15.10.2021 deri më 19.04.2023.

Në padi theksohet se Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK-un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro, gjë që i mundësoi kompanisë nga Sllovenia tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit