14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ish-kreu i ushtrisë britanike: Lufta është kthyer në një skenar makthi për Putinin

- Advertisement -

Lufta e vazhdueshme e Rusisë me Ukrainën nuk po shkon ashtu siç shpresonte Vladimir Putin, ka thënë ish-kreu i Ushtrisë Britanike.

Gjenerali Lord Richard Dannatt tha në Sky News se forcat ruse u është dashur të “rikalibrojnë” atë që po bëjnë pasi nuk kanë qenë në gjendje të marrin një fitore të shpejtë ndaj ushtrisë ukrainase.

“Mendoj se lufta ka dalë krejtësisht ndryshe nga ajo që e imagjinonte Vladimir Putin. Ky është ndoshta skenari i tij më i keq, skenari i tij i makthit.

Nëse kthehemi gjashtë muaj mbrapa në 24 shkurt… ajo që ai kishte në mendje dhe ajo që prisnin mediat ndërkombëtare ishte një goditje e shpejtë nga Bjellorusia në Kiev për të rrëzuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ndryshimin e regjimit në Kiev, ndryshimin e qeverisë së Ukraina dhe shpejt, Ukraina do të vinte nën kontrollin e Rusisë.

Dhe sigurisht, kjo nuk ndodhi. Kjo do të thoshte se rusët më pas duhej të rikalibronin atë që po përpiqeshin të bënin”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit