16.4 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

Ish-krerët e UÇK-së votojnë nga Haga për zgjedhjet lokale

- Advertisement -

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe në këto zgjedhje lokale kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, por nga qendra e paraburgimit në Hagë.

Dhomat e Specializuara për Kosovën, në një përgjigje për Dukagjinin kanë konfirmuar se në bashkëpunim me organet në Kosovë ua kanë mundësuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të paraburgosurve e të dënuarve të tjerë.

“DHSK-ja ka ndërmarrë të gjitha hapat brenda fushëveprimit të autoritetit të saj në mënyrë që të gjithë të paraburgosurit në objektin e paraburgimit të DHSK-së që dëshirojnë ta bëjnë këtë, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhje. Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të ofrojmë informacion se cilët nga të paraburgosurit kanë votuar”, thuhet në përgjigje.

Të ngjashme

Të fundit