Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Beart Rexhepi, nga Kosova, bëri bujë të madhe pas daljes nga ky program.
Ai bëri bujë pas romancës së fshehtë që krijoi me konkurrentet tjetër, Tean.
Ashtu si nisi lidhja me shumë zhurmë, përfundoi po njëlloj.
Pas kësaj lidhje, Bearti u tërhoq nga jeta publike duke ruajtur privatësinë e tij.
Por së fundi, duket se ai ka nisur një marrëdhënie të re.
Ai është duke kaluar pushimet në Kemer të Turqisë ku nga postimet duket se është i shoqëruar nga një femër.
Por lidhur me imazhin e saj ai ka vendosur ta mbajë të fshehtë.