Ish-kongresmeni amerikan dhe mbështetësi i kahershëm i çështjes shqiptare, Joseph DioGuardi, ka dërguar një mesazh motivues për Kombëtaren e Kosovës në prag të përballjes vendimtare ndaj Turqisë.
Para ndeshjes së madhe të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, DioGuardi u shfaq i veshur me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke përcjellë një simbolikë të fortë mbështetjeje dhe uniteti për futbollistët kosovarë.
Në mesazhin e tij, ai inkurajoi “Dardanët” që të japin maksimumin në fushë dhe të besojnë në arritjen e një suksesi historik, në një ndeshje që pritet me shumë entuziazëm nga tifozët.






