Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati në një intervistë në Ora News u shpreh se Serbia po përgatitet për një manovër luftarake ndaj Kosovës dhe se Kosova është e përgatitur për këtë gjë.
Kastrati: Me veprimet që është duke ndërmarrë Dodik, me veprimet që është duke ndërmarrë Serbia, me lëvizjet e njësiteve operative të brigadave rreth kufirit të Kosovës, lë të nënkuptohet që Serbia është duke përgatitur për një manovër luftarake.
Ne këtu në Kosovë e dimë shumë mirë dhe jemi duke u përgatitur.
Ne i presim ata, nëse ata dëshirojnë të hyjnë në luftë ne do ti presim ata dhe do ti japim leksionin qysh ia kemi dhënë në vitin 1998.
Tani jemi shumë më të përgatitur, shumë më të avancuar sa i përket edhe armatimeve edhe ushtrisë së Kosovës.