Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Fadil Hadergjonaj, ka reaguar pasi FSK sot ka zbarkuar në veri në bashkëpunim me KFOR.
Hadergjonaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se FSK është duke e përmbushur detyrën në harmoni të plotë me mandatin të cilën e ka.
“Ashtu siq është e paraparë me ligj, FSK me kapacitetet e saja të Kërkim Shpëtimit në uj’ra, po përmbush detyrën e vet në funksion të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile.Angazhimi i këtyre kapaciteteve sipas procedurave në fuqi, është në harmoni të plotë me mandatin që ka FSK”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi kumtoi lajmin për arritjen e disa pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit për një ngjarje tragjike duke thënë se “FSK zbarkon në veri të vendit.Njësitet e specializuara të zhytjes dhe kërkim shpëtimit t Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”.
Hadergjonaj ka reaguar duke thënë se lajm është gjetja e të riut dhe mbështetja e familjes dhe jo zbarkimi.
“Është për keq’ardhje tragjedia e familjes së të riut, të shfrytëzohet kaq ulët nga politika ditore. Uroj që FSK të arrij të përmbush sa më shpejt detyrën dhe të gjej trupin e të riut e t’i përgëzojmë për profesionalizëm dhe sukses në operacion e jo për zbarkim.Lajm duhet të jet gjetja e të riut në kohë sa më të shkurtër dhe mbështetja familjes, e jo zbarkimi!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ashtu siq është e paraparë me ligj, FSK me kapacitetet e saja të Kërkim Shpëtimit në uj’ra, po përmbush detyrën e vet në funksion të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile.
Angazhimi i këtyre kapaciteteve sipas procedurave në fuqi, është në harmoni të plotë me mandatin që ka FSK.
Është për keq’ardhje tragjedia e familjes së të riut, të shfrytzohet kaq ulët nga politika ditore.
Uroj që FSK të arrij të përmbush sa më shpejt detyrën dhe të gjej trupin e të riut e t’i përgëzojmë për profesionilzëm dhe sukses në operacion e jo për zbarkim.
Lajm duhet të jet gjetja e të riut në kohë sa më të shkurtër dhe mbështetja familjes, e jo zbarkimi!
#FH