16.8 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Ish-këshilltari i Thaçit: Si hetuesit e Speciales kanë përndjekur në të kaluarën edhe milicia e Serbisë

- Advertisement -

Adil Behramaj, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kritikuar aksionet e fundit të Prokurorit të Specializuar ndaj ish-komandantëve të UÇK-së.

Veprimet e këtyre hetuesve ai i ka krahasuar me ato të hetuesve të Serbisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar për ngjashmëritë dhe dallimet e këtyre përndjekjeve.

“Nuk janë të panjohura pamjet e përndjekjeve policore në Kosovë. Kështu, si hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar kanë përndjekur në të kaluarën edhe milicia e Serbisë. Madje, në masë të madhe edhe njerëzit apo familjet e njëjta. Dallimi është që milicët serbë po na shfaqen tani në role të reja si dëshmitarë në Hagë, ndërsa hetuesit e prokurorisë si aktorë telenovelash nëpër Prishtinë!”, ka shkruar Behramaj.

Të ngjashme

Të fundit