11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ish-këshilltari i Thaçit: Publikimi i AShAK-ut dëmton imazhin e UÇK-së dhe liderëve të saj (Video)

- Advertisement -
Ismail Syla i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se publikimi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e dëmton imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të liderëve politikë që ndodhen në Hagë.
Në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka theksuar se një publikim i tillë nuk është pritur të përpilohet nga një mendje akademike që punon për Kosovën.

“Ky ishte një tekst prej 38 faqesh për kualitetin e të cilit nuk dua të diskutoj sepse nuk ia vlen, vetëm do të diskutoj për aspektin që ky tekst është bërë inkriminues sepse në faqen e 35-të të këtij teksti kemi akuza, kualifikime, cilësime të cilat janë në shërbim të dëmtimit të UÇK-së dhe të liderëve politikë që sot gjenden në Hagë aty të burgosur”.

“Në faqen 35, mund të vërehet një kualifikim që nuk është pritur të ndodh nga një mendje akademike dhe aq më shumë e Kosovës. Thuhet se në kohën e luftës dhe pas luftës janë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë ndaj serbëve, por edhe ndaj kundërshtarëve politikë”.

“Një kualifikim i tillë është jashtë logjikës që mund të prodhojë gjithçka që e konsideron veten autentike dhe shqiptare – gjithçka që e konsideron veten normale në këtë shoqërinë tonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit