25.7 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Ish-këshilltari i Thaçit: Pesë vjet burg s’kanë arritur të ndikojnë në integritetin e tij intelektual

- Advertisement -

Ismail Syla, ish-këshilltari i Hashim Thaçit ka komentuar intervistën ekskluzive të ish-presidentit në “Rubikon”, duke thënë se ishte një dëshmI që pjesë vjet burg nuk kanë ndikuar në integritetin e tij intelektual.

Ai gjithashtu tha se ruajtja e një ekuilibri të tillë për një periudhë pesëvjeçare, sipas tij, është e mrekullueshme.

“Kjo intervistë është edhe një dëshmi se pas vitesh burgu, e për pesë vjet, brenda pesë vitesh bëhet mjek ose inxhinier, do të thotë është një periudhë në të cilën njeriu edhe transformohet, për së miri ose për së keqi”.

“Por, në fakt ne pamë që edhe pesë vjet nuk kanë arritur të ndikojnë në integritetin intelektual, në botën e tij psikologjike, në atë fizike, mendore dhe botëkuptimore. Kështuqë, ruajtja e një ekuilibri të tillë për një periudhë pesëvjeçare, është e mrekullueshme”, u shpreh tutje Syla.

Të ngjashme

Të fundit