9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Ish-këshilltari i Thaçit: Kur Specialja u frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur

- Advertisement -

Nëntë diplomatët e njohur që pritet të dëshmojnë pro ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dëshminë e tyre nuk do të mund ta japin menjëherë.

Edhe pse në moshë të shtyrë e me probleme shëndetësore, Gjykata Speciale e ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Thaçit që këta diplomatë të dëshmojnë menjëherë, pasi që ka rrezik të vdesin.

Ndaj këtij vendimi të Speciales ka reaguar ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami.

Ai ka shkruar në “Facebook” kur Gjykata Speciale i frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur.

“Kur Gjykata Speciale i frikësohet dëshmitarëve të mbrojtjes, tregon se ka diçka për t’u fshehur. Tribunali i Hagës gjeneralin Clark e ka pranuar si dëshmitar kundër Millosheviçit. Derisa, Gjykata Speciale nuk e pranon gjeneralin Clark të dëshmojë për pastërtinë e luftës sonë dhe për koordinimin e UÇK-së me NATO’n. E tmerrshme!”, ka shkruar Behrami.

Gjykata Speciale nuk ka pranuar që këta 9 diplomatë të njohur si Bernard Kouchner, Wesley Clarck, William Walker e të tjerë, të ftohen menjëherë për të dhënë dëshmi.

Kjo pasi sipas vendimit të gjyqtarit, nuk janë ofruar argumente të mjaftueshme se dëshmia e këtyre diplomatëve, mund të bëhet e pashfrytëzueshme më vonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit