Politikania serbe, Rada Trajkoviq u ndalua në Merdare nga autoritetet serbe për disa orë, duke mos u lejuar të kalojë tutje.
Rreth ndalimit të saj ka pasur disa reagime nga ana e qeverisë përfshirë këtu edhe ministren Donika Gërvalla.
Gërvalla, ka thënë se ka marrë hapat zyrtarë për informimin e zyrës së BE-së për atë që po ndodhë.
“Me të marrë informacionin, përmes zyrës në Beograd kemi marrë hapat zyrtar për informim e zyrës së BE-së, zyra jonë është aktive në përpjekje për të siguruar lëvizje unë e di që është ambasadat janë në lëvizje dhe besoj që është një kohë e shkurtër që Trajkoviq të mund të lëvizë”- ka thënë Gërvalla.
Ndaj Gërvallës, ka reaguar ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ismail Syla.
Syla përmes një postimi në Facebook, ka shtruar pyetjen për Gërvallën, se “A ka komandat Cal për të”.
“Cali” është noftka e ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili gjatë ditës së sotme u dënua nga Gjykata Speciale me 26 vjet burg.
“Gërvalla e MPJ të kabinetit Kurti shumë e shqetësuar për Rada Trajkoviqin! A ka komandant Cal për të?”, ka thënë Syla.