10.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Ish-këshilltari i Thaçit: Dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja çmontuan krejt rrëfimin e DhSK-ës

- Advertisement -

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, ka thënë se dëshmitarët e ftuar nga mbrojtja e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës e kanë ndryshuar të gjithë rrëfimin që është treguar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka theksuar se këto dëshmi i kanë vënë pikën këtij procesi.

“Kanë qenë dëshmi që e kanë çmontuar krejt rrëfimin që është dëgjuar deri tash në Dhomat e Specializuara, me dëshmitë e tyre duke filluar nga James Rubin e deri te dy dëshmitë e javës së fundit. Deri në detaje, në mënyrën më të qartë, kanë treguar se si e kanë parë UÇK-në, si i kanë parë udhëheqësit e UÇK-së, si kanë bashkëpunuar me ta, çfarë bashkëpunimi kanë pasur dhe, mbi të gjitha, e kanë treguar me përgjigjet e tyre se sa mund të qëndrojnë ose sa nuk mund të qëndrojnë akuzat që janë dëgjuar gjithë këto vite — tashmë po bëhen pesë që janë atje në Dhomat e Specializuara.”

“Nëse ka drejtësi, nëse shikohen vetëm faktet dhe dëshmitë, atëherë këto janë ato që i kanë vënë pikën këtij procesi. Jam i sigurt se edhe dëshmia e gjeneralit Clark vetëm sa do ta përmbyllë krejt këtë proces. Nuk është në pyetje vetëm procesi, por i tërë narrativi që është ndërtuar në këto vitet e fundit për UÇK-në dhe për tërë Kosovën”, ka thënë Arifaj. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit