Artan Behrami këshilltar i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka dekonspiruar luftën mes partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë opozitare Lidhjes Demokratike të Kosovës sa i përket shifrave për rritje ekonomike në vend.
Sipas tij i gjithë ky debat po bëhet për një arsye të vetme – Kandidimi i Bedri Hamzës nga Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër të Kosovës.
“VV-ja ka filluar një debat të qëllimshëm me Lidhjen Demoktratike të Kosovës për një nga temat kryesore të parafushatës- ekonominë. Zhurma e prodhuar ka për qëllim me shurdhu jehonën e kandidimit të Bedri Hamzës për kryeministër”, ka shkruar Behrami.
Sipas tij me këtë teknikë, VV-ja synon t’i shmanget debatit me rivalin kryesor në këtë temë, Bedri Hamzën, duke e bërë relevant një rival më lehtë të sfidueshëm – LDK’në.
Reagimi i plotë:
VV-ja ka filluar një debat të qëllimshëm me Lidhjen Demoktratike të Kosovës për një nga temat kryesore të parafushatës- ekonominë.
Zhurma e prodhuar ka për qëllim me shurdhu jehonën e kandidimit të Bedri Hamzës për kryeministër.
Me këtë teknikë, VV-ja synon t’i shmanget debatit me rivalin kryesor në këtë temë, Bedri Hamzën, duke e bërë relevant një rival më lehtë të sfidueshëm – LDK’në.