18.5 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Ish-këshilltari i Thaçit: Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit e kënaq Beogradin dhe jugonostalgjikët e Kosovës

- Advertisement -

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar për bastisjen në shtëpinë e Sylejman Selimit nga Prokuroria e Hagës.

Behramaj ka pyetur se si po ndjehet qeveria Kurti.

“Pa përfunduar ende ‘Epopeja e UÇK’-së, shtëpia e ish-komandantit të përgjithshëm të UÇK-së u bastis nga Prokuroria e Speciales. Ky veprim padyshim që kënaq Beogradin dhe jugonostalgjikët e Kosovës. Po qeveria Kurti, si po ndjehet? A do të reagojë vallë këtë herë akrepi i busullës së saj? 74 vota”, ka shkruar Behramaj në “Facebook”.

 

Të ngjashme

Të fundit