26.6 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Ish-kapiteni i Ballkanit i futet politikës me AAK në Suharekë

- Advertisement -

Ish-kapiteni i FC “Ballkani” Visar Berisha ka vendosur t’i hyjë politikës, duke konkurruar për Asamblenë Komunale në Suharekë, nga radhët e AAK-së, shkruan Scanner.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shkruar se pas një karriere të ndritur në sport, sot ai e vazhdon këtë përkushtim edhe më tej, duke kandiduar për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Postimi i plotë:

Kemi kënaqësinë të prezantojmë një emër që është bërë sinonim i pasionit, përkushtimit dhe suksesit në sport, z.Visar Berisha, ish kapiten i FC “Ballkani”

Në vitin 2008, ai u shpall Futbollisti më i mirë në Kosovë, ndërsa Komuna e Suharekës e ka nderuar tri herë me titullin “Sportisti i Vitit”.

Po ashtu, është shpërblyer edhe nga Komuna e Prishtinës si Sportisti më i mirë, duke dëshmuar vlerat dhe ndikimin e tij në arenën sportive.

Visari ka përfaqësuar me dinjitet shumë klube të njohura, duke filluar nga vendlindja e tij me FC “Ballkani”, pastaj me “Prishtinën”, “Lirinë”, “Drenicën” dhe klubet evropiane “Winterthur” dhe “Schaffhausen” në Zvicër.

Pas një karriere të ndritur në sport, sot ai e vazhdon këtë përkushtim edhe më tej, duke kandiduar për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Me përvojë, disiplinë dhe vullnet për të kontribuar, Visar Berisha është gati të jetë zëri i qytetarëve në vendimmarrje.

Të ngjashme

Të fundit