Ish-kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka publikuar në Facebook një fotografi me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), krah për krah me ish-komandantin dhe kryetarin aktual të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Bashkë me fotografinë, Potera ka publikuar edhe një letër nga Shtabi Operativ i Rrethit të Dukagjinit. Në këtë dokument, Haradinaj vlerëson lart kontributin e Poterës gjatë luftës, duke theksuar përkushtimin e tij në vijën e parë të frontit.