Sipas të dhënave që gjenden në ARBK, Krasniqi shihet që e ka themeluar kompaninë e tij më 24 prill 2025 dhe se është punëtori i vetëm që ka kompania e quajtur “Energy For Change L.L.C.”.

Aktiviteti kryesor i kompanisë së Krasniqit është tregtia me energji elektrike.
Në vitin 2017, Krasniqi kishte kandiduar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet me numrin 108.
Siç bëhej e ditur në faqen e LV-së, ai kishte punuar në KEDS në periudhën 2014-2016, derisa në LV ishte anëtarësuar për herë të parë në vitin 2015 si ekspert në fushën e energjetikës.
Krasniqi e ka përkrahur Kurtin edhe pas vitit 2017. Në vitin 2020 ai kishte shkruar në profilin e tij “Me Albinin përpara na priftë e mbara”, raporton “Express”.
Në ARBK, Erzen Krasniqi figuron edhe si bashkëpronar i kompanisë “Solar2 Group”.
