Ish-kandidati i VV-së për deputet, Edmond Pruthi ka komentuar protestën e njësisë speciale FIT, pjesëtarët e së cilës sot kërkuan kushte më të mira.
Pruthi pyeti se pse policët protestuan me maska, përderisa aludoi se protestuesit mund të mos jenë policë, shkruan lajmi.net.
Ai shkoi edhe më larg duke i lidhur protestuesit me PDK-në.
“Pse me maska? Gjysma s’ishin kon police hiq a? Euuu PDK he mafi”, shkroi Pruthi në Facebook.
Ndryshe kjo njësi e ka të obligueshëm përdorimin e maskave për ta ruajtur identitetin për shkak të ndjeshmërisë së aktivitetit të tyre.
Edmond Pruthi vjen nga Mitrovica dhe në zgjedhjet e fundit garoi për deputet nga VV. Megjithatë ai dështoi që të ulej në Kuvend. Pruthi njiher për afërsinë me deputetin e VV-së, Armend Mujën.