Ish-atletja dhe rekordmenja botëror në kërcimin me shtizë, Jelena Isinbayeva, ka vendosur ta braktisë Rusinë pas luftws me Ukrainën dhe të jetojë në një kompleks luksoz në ishullin Tenerife, transmeton Demokracia.com.
Isinbayeva (41) është një majore në Forcat e Armatosura të Federatës Ruse. Gjithashtu, ajo është tre herë kampione botërore dhe dy herë olimpike (2004, 2008). Që nga viti 2016 është anëtar i Komisionit të Atletëve të IOC.
Atletja ruse Yelena Isinbayeva është e martuar me ish-hedhësin e shtizës Nikita Petinov, me të cilin ka një vajzë nëntë vjeçare, Eva.
Në vitin 2005, Jelena Isinbayeva u bë gruaja e parë në histori që kërceu pesë metra. Ajo vendosi rekordin aktual botëror (5.06 m) në Cyrih në gusht 2009.
Gruaja ruse është një nga të paktët e përfshirë në atletikë që ka kontrata sponsorizimi shumë fitimprurëse. Ajo është nën kontratë me Toyota-n dhe gjithashtu nënshkroi një kontratë me prodhuesin kinez të pajisjeve sportive Li Ning (ajo kishte veshur më parë pajisje sportive Adidas), sipas së cilës ajo merr 1.5 milion dollarë në vit, ose 7.5 milion në pesë vjet.