23.4 C
New York
Thursday, August 14, 2025

Buy now

Ish-kampioni i botës, Mustafi, emërohet ndihmës-trajner te Gjermania U21

- Advertisement -

Shkodran Mustafi është bërë me punë të re. Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë do të jetë ndihmëstrajner i përzgjedhësit Antonio Di Salvo, te grupmosha U21 e Gjermanisë. Në mediumet gjermane, ky hap i Mustafit është vlerësuar shumë i madh.

Ai është zgjedhur për këtë rol pas largimit të ndihmëstrajnerit Herrman Gerland.

Mustafi më herët ka qenë asistent i selektorit Marc-Patrick Meister te Gjermania U17. Ai do t’i ndihmojë futbollistët e rinj për t’u zhvilluar e për të qenë të gatshëm për ekipin senior. 

Punën do ta nis nga 1 shtatori. 

33-vjeçari Mustafi gjatë karrierës së tij i ka luajtur 20 ndeshje me Gjermaninë, e fitoi Kupën e Botës 2014 në Brazil, si dhe Kupën e Konfederatave 2017 në Rusi. 

Në nivel klubesh, ish-mbrojtësi luajti për Arsenalin, ku i shënoi nëntë gola në 135 paraqitje. Karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e Hamburgut, ndërsa kohë kaloi edhe tek Evertoni, Valencia, Schalke e Levante.

Të ngjashme

Të fundit