34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Ish-kampioni i botës fyen ashpër Yamalin: Nuk e duroj dot, sillet si idiot

- Advertisement -

Adil Rami, ish-mbrojtës i Francës dhe kampion bote në vitin 2018, ka ngjallur polemika pas kritikave të ashpra ndaj talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Ish-lojtari i Valencias dhe Sevillas e vlerësoi lart talentin e Yamalit, por u shpreh i zhgënjyer me sjelljet e tij brenda dhe jashtë fushës.

“Nuk kam mundur ta shikoj që prej dy muajsh. Nuk më intereson nëse dikujt i pëlqen apo jo, qofshin tifozët e Barcelonës apo ata të Lamines… Unë po them të vërtetën”, deklaroi Rami.

Megjithatë, ai nuk i mohoi aftësitë futbollistike të Yamal: “Sa i përket futbollit, nuk kam asgjë për të thënë. Ai është një fenomen dhe me siguri do të fitojë Topin e Artë, Ligën e Kampionëve dhe gjithçka që dëshironi. Por për sa i përket sjelljes, le të shkojë në ferr. Kaq e thjeshtë është”.

Rami përmendi disa raste që sipas tij tregojnë sjellje problematike. “Nuk më pëlqeu mënyra si i shtrëngoi dorën Cristiano Ronaldos në finalen e Ligës së Kombeve. Që aty filloi gjithçka”, shpjegoi ai.

Ai gjithashtu kritikoi mënyrën e të shprehurit të Yamalit në rrjetet sociale dhe sjelljen e tij në publik. “Nuk më pëlqen që bën video duke folur për veten. Pastaj vijnë budallallëqet me pantallonat e ulura… E kam shpjeguar pse djemtë e bëjnë këtë dhe nga vjen. Kjo sjellje vjen nga burgjet në SHBA dhe Meksikë – ishte një simbol i dikujt që donte të dukej si kriminel”.

Rami shprehu shqetësim edhe për raportimet rreth jetës private të Yamalit. “Organizon festa që përfliten shumë. Merr fanellën me numrin 10, vesh gjëra të shtrenjta me diamante… Mendon se është amerikan. Çfarë telashe!”.

Të ngjashme

Të fundit