6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Ish-inspektori i PK-së: Mungon siguria për qytetarët, Vetingu i nevojshëm

- Advertisement -

Ish-inspektori i Policisë së Kosovës Jetullah Aliu, pas konflikteve të armatosura që ndodhën këto ditë, thotë se Vetingu është i nevojshëm që të parandalohet krimi.

“Policia e Kosovës është e trajnuar dhe e specializuar, por Vetingu është patjetër i nevojshëm, jo vetëm në kuadër të policisë, por edhe në krejt procesin gjyqësor. Kemi  zvarritje të rasteve, dhe qytetari është vazhdimisht duke dëgjuar që nuk po dënohet, shumica e rasteve janë dënime me kusht, prandaj qytetari nuk i frikësohet sanksionit që mundet të vijë”, u shpreh avokati.

Aliu thotë se qytetarët nuk e meritojnë këtë gjendje të cilën ai e konsideron si të pasigurt.

“Unë mendoj se qytetari nuk e meriton këtë gjendje që e ka sot. Jemi një shoqëri e re, e dalur pas 25 vitesh nga lufta, nuk e meritojmë të ndjejmë një pasiguri nëpër rrugët, në veçanti tash të kryeqytetit por nuk i përjashtoj edhe qytetet tjera”, tha ai në “Edicionin Special”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit