Ish inspektorit të AKI-së, Shkelzen Sopjani, nuk i është dukur i qëlluar vendimi i qeverisë për shpalljen e organizatave “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” si organizata terroriste.
Ai tha se ky vendim nuk është marrë në kohën e duhur.
“Në kontekstin dhe rrethanat në të cilat është marrë vendimi, nuk më është dukur shumë i qëlluar apo i menduar mirë. Sepse me këtë vendim, qeveria është treguar pak shpërfillëse ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë edhe ndodh në një moment kur krejt fokusi është te Republika e Kosovës për me ndërmarrë veprime me qëllim të depërshkallëzimit e jo shkallëzimit të situatës së sigurisë në Veri”, tha ai në Frontal.