Këngëtari Paul Jason Klein është duke u përmirësuar pas një aksidenti të frikshëm që e la të shtruar në spital.
Muzikanti 36-vjeçar, i cili ka qenë më parë në një lidhje me Dua Lipën dhe Nicola Peltz Beckham, ndau me ndjekësit një përditësim për shëndetin e tij në Instagram të martën pasi u godit nga një veturë teksa po voziste Vespa-n e tij për në shtëpi nga palestra me 6 qershor.
“Nuk mbaj mend gjë pas përplasjes… u zgjova në një barelë duke u transportuar me një ambulancë”, shkroi artisti, përkrah fotove të rënda të tij duke u shëruar në spital, shkruan DailyMail.
Në fotografinë fillestare të postimit, fytyra e Klein, e përlotur me gjak nga plagët dukshme në ballë, kockë të faqes dhe mjekër, shfaqet me sytë mbyllur.
Ai gjithashtu postoi një fotografi të vetes duke u ulur, me një bandazh në këmbë dhe me gjurmë të çrregulltave në fytyrë dhe gjunjë.
Klein vazhdoi duke thënë se ka qarë shumë por edhe është ndjerë i lumtur.
“E di sa me fat jam që jam ende këtu”, shtoi ai. “Të gjitha vlerat e mia vitale janë të mira, por të ecurit dhe lëvizja përreth mbeten ende një sfidë. Megjithatë, po përmirësohem gradualisht dhe do të jem në 100% shumë shpejt”.
Fatkeqësisht, gjendja e Klein nuk do të përmirësohet mjaftueshëm në kohë për performancat e ardhshme të tij.
“Mjekët kanë këshilluar që të shtyej performancat e mia me grupin në Australi dhe Zelandën e Re”, zbuloi Paul. “Për ata prej jush që kanë blerë një biletë për AUS/NZ, mbajeni atë dhe datat e reja do të publikohen së shpejti”.
Ai përfundoi mesazhin e tij të sinqertë duke falënderuar fansat dhe ndjekësit e tij për mirëkuptimin.
“Kjo përvojë ka intensifikuar vetëm ndjenjat e qëllimit që kam, kështu që nuk dua të pres të shërohem dhe të kthehem në punë”, shkroi ai. “Të gjitha datat e tjera të turneut mbeten të njëjta. Ju dua shumë ju dhe këtë jetë! Shihemi së shpejti”.
Klein përndryshe është pjesë e grupit LANY, në të cilin bën pjesë edhe kitaristi Jake Clifford Goss, dhe më parë pjesë e tij ka qenë edhe Les Priest.
Në janar 2018, Paul dhe Dua u ndanë pas një romance të shkurtër pesë mujore. Dua filloi të takohet me Paul pasi e takoi atë në Festivalin e Verës Britanike, pas ndarjes nga ish-i dashuri i atëhershëm Isaac Carew në shkurtin e atij viti.